1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Meta i “Listës Guxo” – kërkon sërish shkarkimin e Martin Berishajt

Deputeti i Listës “Guxo”, pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta ka kërkuar sërish shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas raportimeve për përfshirje në një skandal financiar në Kroaci.

Këtë e bëri të ditur përmes një qëndrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Mes rreshtave ai ka lënë të kuptohet se nuk pajtohet assesi me veprimet e Martin Berishajt, gjegjësisht mos-shkarkimin e tij.

“Ne mund të pajtohemi ndonjëherë me ndonjë ide, vendim apo veprim të cilët nuk përkojnë plotësisht me parimet tona, por asnjëherë nuk duhet bërë kompromis me ide, vendime apo veprime të cilat dëmtojnë interesin shtetëror. Amaneti i votës peshon rëndë mbi supet e Deputetit”, ka shkruar ai.

Edhe ditë më parë, Meta ka kërkuar që Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë.

“Jo Heshtje! Bazuar në bindjet e mia, mendoj që për rastin e ambasadorit z. Martin Berishaj, duhet të merret një vendim. Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë. Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë. Gjithashtu, si shtet nuk guxojmë që të rrezikojmë që në një shtet mik, siç është Kroacia, shtet që e kemi referencë në shumë procese, të përfaqësohemi me një figurë të përfolur tashmë për gjëra që më së paku do të duhej të përfolen ambasadorët”, ka shkruar ai në Facebook.

Ambasadori Berishaj ka reaguar vetëm një herë deri më tani duke paralajmëruar padi ndaj mediumit që publikoi artikullin lidhur me përfshirjen e tij në një skandal financiar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img