Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka falënderuar mjekun Hadi Hasanaj, pasi ky i fundit i shpëtoi jetën një personi.
Bytyqi përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se “Mjeku Hadi Hasanaj me bashkëpunëtorë dëshmoi profesionalizëm e heroizëm në Stadiumin e Qytetit në Suharekë në ndeshjen Ballkani vs DRITA teksa një shikues pësoi atak kardiak”.
Deputetja tha se falë intervenimit të shpejtë të mjekut Hadi Hasanaj dhe stafit, gjithçka shkoi për të mirë.
“Jemi mirënjohës përjetë për shërbimin e gjithë mjekëve për rolin e tyre fisnik”, shkruan ajo.