6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Latifi: Jemi duke e përgatitur Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ka njoftuar Sindikatat e Pavarura të Kosovës se janë duke e përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor në takimin që ka pasur me kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli.

BSPK përmes një komunikate për media thotë se në takim, ministri Latifi e ka ftuar kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Haliti, njoftoi Kryetarin Hykolli dhe z. Ymeri se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim. Ministri i Shëndetësisë ftoi Kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues nga radhët e BSPK-së për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit. Dialogu i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe i duhur nga Partnerët Socialë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img