Tevide Imeri është zgjedhur sot kryetare e Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë në vend.
Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të cilët përmes njoftimit në Facebook kanë uruar Imerin.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës është e gatshme për t’i dhënë mundësi bashkëpunimit dhe respektit bilateral institucional tani edhe me FSSHK-në në krye me znj. Imeri, në mënyrë që t’a arrijmë objektivin dhe përmbushjen e përgjegjësive me të cilat jemi ngarkuar, e që janë përfaqësimi i drejtë, dinjitoz, pa harruar transparencën, sinqeritetin dhe arritja e rezultateve, gjë që deri sot ka munguar”, thuhet në shkrimin e sindikatës.
Njoftimi i plotë:
TELEGRAM URIMI
Prishtinë, 29/04/2022
Sindikata e Infermierëve të Kosovës uron znj. Tevide Imeri për përzgjedhjen në krye të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ( FSSHK ).
Duke pasur gjithmonë prioritet përfaqësimin e drejtë dhe dinjitoz të interesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, Sindikata e Infermierëve të Kosovës është e gatshme për t’i dhënë mundësi bashkpunimit dhe respektit bilateral institucional tani edhe me FSSHK-në në krye me znj. Imeri, në mënyrë që t’a arrijmë objektivin dhe përmbushjen e përgjegjësive me të cilat jemi ngarkuar, e që janë përfaqësimi i drejtë, dinjitoz, pa harruar transparencën, sinqeritetin dhe arritja e rezultateve, gjë që deri sot ka munguar.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës.
Në të kaluarën, Imeri ka qenë zyrtare ligjore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Procesi i përzgjedhjes së kryetarit të ri të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës u përcoll me shumë pakënaqësi e tollovi, për gjitha morën sot epilog.