Deklaratave në distancë të disa ditëve të fundit nga Prishtina dhe Beogradi, veçmas Kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vucic i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Përpjekja e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që ti bojkotojnë institucionet e Kosovës tregon fytyrën e vërtetë dhe karakterin destabilizues dhe anti-paqësor që ka Serbia” ka reaguar Hoxhaj në Twitter.
Deri tek ky reagim i shefit të diplomacisë kosovare ka ardhur pas takimit të para dy ditëve në Beograd të përfaqësuesve të Listës Srpska me Kryeministrin e Serbisë, dhe njoftimin e tyre të sotëm se do ti bojkotojnë institucionet e Kosovës.