3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gashi i reagon Haxhiut: Martin Berishaj ka imunitet, s’mund të hetohet as në Slloveni as në Kroaci

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishajt nuk mund të hetohet as nga Sllovenia e as nga Kroacia në lidhje me skandalin financiar në të cilin është implikuar.

Duke iu përgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Gashi theksoi se ambasadori ka imunitet diplomatik.

“Po thotë se Kroacia dhe Sllovenia do ta hetojnë. As Sllovenia, as Kroacia nuk munden me e hetu Martin Berishajn. Martin Berishaj ka imunitet diplomatik”, tha ai.

Gashi theksoi se vetë Haxhiu dhe anëtarë tjerë të partisë në pushtet i kishin quajtur kriminelë njerëzit nga Kuvendi.

“Po më pëlqen modernizimi i zonjës Haxhiu, e cila po thotë ta presim drejtësinë, por po harron në të njëjtën kohë se në këtë Kuvend vetë ajo dhe shumë të tjerë i kanë quajtur njerëzit kriminelë, pa fakte. Familjarët e tyre, fëmijët e tyre, gratë e tyre, dajtë e tyre, tezet e tyre, krejt i kanë quajtur kriminelë”, tha Gashi

“Por mirë, shumë mirë. E përgëzoj për këtë avansim”, shtoi ai.

Gashi shtroi disa pyetje për verifikimin e sigurisë për Martin Berishajn.

“Para se me e marrë shtetësinë e Kosovës, AKI-ja a e ka dhënë mendimin e tij për këtë person”, pyeti ai. “A e ka marrë certifikatën e sigurisë?”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img