4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Martin Berishaj s’po ikë, do t’i përgjigjet drejtësisë kudo që thirret

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Qeveria e Kosovës i ka dhënë qëndrimet e saj rreth rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Ajo tha se duhet pritur drejtësia të vendosë për këtë rast, derisa përmendi se lajmi u raportua në kohë zgjedhjesh.

“Martin Berishaj ka qenë në luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni, pra pak para zgjedhjeve. Në një konferencë për media, kryeministri në ardhje ka treguar edhe për vërtetimin që edhe vetë inteligjenca ekonomike në Slloveni që ka dëshmuar se të hyrat e tij janë në rregull. Në këtë Kuvend u deklarua se ai po i ikë drejtësisë. Ai do ti përgjigjet secilës kërkesë të institucioneve të Kosovës, apo në Slloveni, apo në Kroaci që do t’ia bëjnë. Edhe Agjencioni Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet në raport me deklarimin e pasurisë,. Prisni institucionet dhe qëndrimet e institucioneve në raport me këtë çështje”, ka thënë Haxhiu në foltore.

Ministrja Haxhiu tha se Sllovenia nuk është shtet dosido dhe se drejtësia atje funksionon.

“Jam e bindur se duke e pasë parasysh si funksionon Sllovenia, nëse do të kishte pasë krime ekonomike, natyrisht që prokuroria atje do të nisnin hetimet dhe për sa jemi në dijeni s’kanë nisur hetimet atje. S’po bëhet fjalë për një shtet dosido dhe e dimë si funksionin drejtësia atje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img