13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ish-koloneli i FSK-së publikon për herë të parë skica të lokacioneve ku u varrosën shqiptarët

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka publikuar në Facebook disa dokumente, që sipas tij i përkasin Komunës së Fushë Kosovës, për datat dhe lokacionet e varrezave të të vrarëve shqiptarë në luftë.

Veseli ka thënë se dokumentet e publikuara janë argumente dhe fakte juridike, që ushtria dhe policia serbe, kanë dëshmi për lokacionet e sakta të të vrarëve shqiptarë në territorin e Kosovës.

“Sot për herë parë dua ta publikojë një dokument, ekskluzivë shumë faqesh, të skicuar me shkrim, të Komunës së Fushë Kosovës, sipas datave dhe lokacioneve se ku janë gjetur të vrarit, gjinia, përshkrim i përafërt i moshës, dhe skicat e lokacioneve se ku i kanë varrosur. Ky dokument është një argument dhe faktë juridik, që ushtria dhe policia serbe, kanë për çdo masakër skicat e sakta të vrarëve civil shqiptar në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas Veselit, asnjëri prej varreve nuk ka qenë më i thellë se 60 centimetra.

“Vrasje me planifikim, varrosje me planifikim, bile edhe varret apo gropat kanë caktuar edhe thellësinë e tyre, që asnjë varrë të mos jetë më i thellë se 50 apo 60 cm, për arsye që të reshurat e shiut dhe temperaturat e larta të depërtojnë më shpejtë te kufomat që ato të dekompozohen më shpejtë”, ka shkruar ai.

Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës për lëvizje të ngadalta për zbulimin e këtyre krimeve, përderisa ka thënë se dokumentet e njëjta ia kishte dorëzuar edhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur para disa viteve.

Shkrimi i plotë i Veselit:

Të pagjeturit tanë, 23 vite, angazhimi apo mos angazhimi jonë .

Tek shikoja televizonin T 7, lajmet e orës 17 me të mirin Arsim Lani, u dha një intervistë e një zonje, një nëne që në luftën për liri, ushtria, policia dhe paramilitarët serb I kishin vrar burrin dhe dy djemët. Ajo qante deri sa tregonte për tmerrin e ditës kur më të dashurit e saj ishin vrar dhe humbur edhe kufomat sot e kësaj dite nga shteti agresor Serbia.

Dhe deri sa e dëgjoja, thjeshtë filluan të më rrjedhin lotët edhe mua, e më pastaj të gjithë familjës. E djali im Malsori, më pyeti : Pse babi serbët paskan qenë kaq barbar që kanë vrarë njerzë civil, pse të vriten fëmija babi? E ju ushtarët e UCK ?

E me pak fjalë ia spejgova: Malsor, ushtria serbe ishin barbar, ata nuk zgjedhnin, ata kanë vra edhe fëmijë, 1360 fëmijë Mal serbët I vranë. Vranë njerzë të moshuar edhe mbi moshën 80 vjeqë. Po Malsor, ushtria serbe vranë edhe fëmijët e jasharëve. Por ne shqiptarët Malsor kurr gjatë historis në luftrat e parreshtura për liri, nuk kemi vra gra pleqë e fëmijë.

23 vite dhe ende nuk dihen  se ku janë edhe mbi 1600 viktima civil shqiptar, nuk dihet se i ku kanë varrosur apo djegur, ata janë të zhdukur, dhe familjet e tyre dhe gjithë ne ende qajmë me mallin për ta .

Sot për herë parë dua ta publikojë një document, ekskluzivë shumë faqesh, të skicuar me shkrim, të Komunës së Fushë Kosovës, sipas datave dhe lokacioneve se ku janë gjetur të vrarit, gjinia, përshkrim i përafërt i moshës, dhe skicat e lokacioneve se ku i kanë vorrosur.

Siq shihet në këtë document, aq saktë skicohet gjdo varrim i civilëve shqiptar të vrarë.

Ky document është një argument dhe faktë juridik, që ushtria dhe policia serbe, kanë për gjdo masakër skicat e sakta të vrarëve civil shqiptar në tërë teritorin e Republikës së Kosovës.

Vrasje me planifikim, varrosje me planifikim, bile edhe varret apo gropat kanë caktuar edhe thellësin e tyre, që asnjë varrë të mos jetë më i thellë se 50 apo 60 cm, për arsye që të reshurat e shiut dhe temperaturat e larta të depërtojnë më shpejtë te kufomat që ato të dekoponzohen më shpejtë.

Pra, Shteti, ushtria dhe policia Serbe janë përgjegjës të japin informacione se ku janë të 1600 e pagjeturit e Kosovës.

Unë ndjejë edhe mlefë, shumë bile, që edhe institucionet e Republikës kanë vepruar shumë pak këto vite. Pse dhe si, këtë ua kamë atyre, dhe sdua ta bëjë publike, por prap kurdo që do të kam rastë, sigurishtë do tua themë.

Këtë dokument para disa viteve, kur e kam siguruar, ia kam dorëzuar edhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img