Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u prit sot në Ministrinë e Shëndetit dhe Kujdesit të Mbretërisë së Norvegjisë nga homologia e tij, Ingvild Kjerkol.
Në një njoftim për media, thuhet se ministri Latifi fillimisht falënderoj Kjerkol në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti norvegjez për Kosovën, dhe në veçanti për përkrahjen e ofruar për përballimin e pandemisë COVID-19.
Më tej, ministri shpalosi para homologes së tij norvegjeze planin strategjik të transformimit të shëndetësisë kosovare, me theks të veçantë krijimin e qendrave të ekselencës, digjitalizimin e sistemit shëndetësor, sistemin e edukimit dhe trajnimit të personelit shëndetësor.