-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Reforma zgjedhore e domosdoshme, këto janë rekomandimet e ekspertëve

Reforma zgjedhore po shihet si proces i domosdoshëm nga njohës të fushës së drejtësisë në vend. Madje sipas tyre kjo ka qenë edhe kërkesë e vazhdueshme e institucioneve ndërkombëtare.

Ndonës nisi si proces vite më parë në mungesë të vullnetit nga të gjitha partitë politike kjo iniciativë mbetit në gjysmë po vlerëson drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar që të merren parasysh të gjitha rekomandimet e shoqërisë civile dhe ndërkombëtarëve.

“Unë besoj që tani më kemi një numër të madh të rekomandimeve që i ka dhënë shoqëria civile dhe misionet e vëzhguesve ndërkombëtar të cilët kanë marrë pjesë qoftë në monitorim qoftë në nivel lokal qoftë në nivel qendror. Unë besoj se në këtë aspekt ato rekomandime që janë me vite të tëra që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve qoftë të partive politike, do të duhej të jenë pjesë e reformës zgjedhore në ligjin që është në proces e sipër. Kanë kaluar vite të tëra që nuk ka pasur vullnet politik pothuajse të gjitha partive politike për të vazhduar me këtë reformë pas 7 vjetëve pauzë le të shpresojmë se do të jetë vullneti politik dhe do të procedohet me këtë iniciativë”.

Sipas Miftarajt, për zgjedhjen e presidentit nga ana e popullit duhet bërë ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës.

“Ky është vullnet politik nëse do të kemi zgjedhje të presidentit nga ana e popullit apo mënyrën se si është aktualisht. Sidoqoftë ajo pjesë sigurisht që kërkon ndryshim apo amandamentim të kushtetues së Kosovës sepse Kushtetua përcakton zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe për këtë duhen dy të tretat e deputetëve të Kuvendit dhe varet nga fakti se a do të ketë vullnet politik dhe sa do të jetë në harmon i me atë që kompetencat përgjegjësitë që i ka presidentja e Kosovës”, tha Miftaraj.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, tha se reforma zgjedhore është domosdoshmëri kohe dhe është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë që të shihet se çfarë sistemi zgjedhor i duhet Kosovës.

Sipas tij, pjesë e reformës duhet të jetë pragu zgjedhor, por edhe përcaktimi i zonave zgjedhore.

“Është lajm i mirë sepse reforma zgjedhore është domosdoshmëri kohe dhe është kërkuar në çdo raport progresi nga bashkësia ndërkombëtare për mbarëvajtjen e demokracisë në Kosovë. E para që duhet të bëjë ky komision dhe pastaj të zhvillohet debat publik është që të shohim se çfarë sistemi zgjedhor i duhet Kosovës. A është më i duhuri më i suksesshmi ky që e kemi tani apo duhet ndonjë sistem tjetër i kombinuar mazhoritar apo reprezentativ. Prandaj do të duhej pragu zgjedhor të diskutohej dhe do të duhej zona zgjedhor të procedoheshin”, tha Baraliu.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte mënyra më e mirë sepse i njëjti do ta legjitimonte veten për të pasur mundësi që të mos interferohet klasa politike, raporton EO.

“Ne tash e kemi një ligj për presidentin dhe në atë ligj kam marrë pjesë tani kjo që është president dhe unë kam marrë pjesa nga bota akademike do të duhej që në kuadër të reformës të bëhet edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit. Pra kjo mënyrë si zgjidhet tani lë për të dëshiruar për arsye se jemi dëshmitar të pazareve politike që janë bërë shpeshherë nga klasa politike dhe nga ngërçet që janë krijuar”.

“…mirë do të ishte të zgjidhet nga populli sepse ai do ta legjitimonte vetveten për të pasur mundësi që të mos interferohet politikat klasa politike. Dhe se çfarë modeli duhet zgjedhur është çështje e debatit publik dhe orientimit politik të subjekteve politike por ndoshta edhe e kombinuar që do ta shëndrronte republikën tonë në gjysmë presidenciale dhe gjysmë parlamentare”, tha ai.

Ditë më parë kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca mblodhi në takim përfaqësues të partive politike në mënyrë që të dakordoheshin për fillimin e reformës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img