0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Kurti dhe Osmani s’janë gjykatës as prokurorë, duhet ta shkarkojnë menjëherë z.Berisha

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washingtion, ka thënë se Qeveria dhe Presidenca s’janë as gjykatës e as prokuror, dhe se me rastin e ambasadorit Berishaj duhet të marrin vendim politik për ta shkarkuar atë nga pozita e ambasadorit. 

“Qeveria dhe presidenca s’janë as gjykatës a prokuror. Ata duhet të marrin veprime, shkarkimin e menjëhershëm të z.Berisha nga pozita si ambasador. Unë ju them me përgjegjësi që z.Berisha s’do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”, ka thënë Çitaku.

Ajo tutje ka thënë se drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, megjithatë kanë bërë disa pyetje. Çitaku ka pyetur se si ambasadori Berisha e ka marrë nënshtetësinë e Kosovës një ditë para se të bëhej ambasador, dhe nëse ka kular shkallët e verifikimit në AKI.

“Shkarkimi as që duhet të diskutohet. Pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo ne kemi disa pyetje: Si e ka marrë z.Berisha nënshtetësinë një ditë para se të bëhej ambasador, a kaluar në hallkat e sigurisë, a ka bërë verifikime nga AKI-ja dhe si është bërë ky verifikim”. 

“Presidentja, kryeministri dhe ministrja, duhet ta shkarkojnë menjëherë z.Berisha”, ka thënë Citkau.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img