11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Fillon testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës, këto do të jenë rrugët njëkahëshe

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka njoftuar se kanë filluar me testin e shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe, sipas rekomandimit të Task Forcës Rrugore.

Ky testim do të bëhet gjatë fundjavës.

“Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet, ndërsa dy korsitë e tjera do të shfytëzohen për këmbësor, bicikleta, trotinet”, ka shkruar drejtori Musliu në rrjetin social “Facebook”.

Ashtu siç paralajmëruar këto ditë nga ekzekutivi në Prishtinë, do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img