-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i PDK-së: 7 fakte që Osmani e Kurti po e legalizojnë krimin në Kosovë

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi në profilin e tij në Facebook ka renditur shtatë pika, ku sipas tij, dëshmitë për legalizimin e krimit nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri dhe presidentja do të mbahen mend në historinë e Kosovës si legalizues të krimit. Sipas tij, të gjitha qeveritë e kaluara janë distancoheshin nga veprat e pahijshme dhe nuk merrnin në mbrojte shkelësit e dyshuar.

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!
“Por, në pushtetin e Kurtit dhe Osmanit është ndryshe”, ka shkruar ai.

Më poshtë shkrimin pa ndërhyrje i Gjoshit:

DISA FAKTE SE SI PO E LEGALIZOJNË KRIMIN VJOSA OSMANI DHE ALBIN KURTI

1.

Ky Kryeministër dhe kjo Presidente, do të mbahen mend në historinë e Kosovës si Legalizues të Krimit. Pra, nëse krimin e bënë dikush që është pjesë e pushtetit të tyre apo që është emëruar prej tyre, do të amnistohet nga këta dy.

2.

Të gjitha qeveritë e kaluara janë distancuar nga ndonjë vepër e pahijshme dhe askush nuk ka marrë në mbrojtje shkelësin e dyshuar. Por, në pushtetin e Kurtit dhe Osmanit është ndryshe. Këta dy nuk turpërohen, por e mbrojnë krimin dhe atë para kamerave. Në historinë 22-23 vjeçare në Kosovën e lirë nuk ka asnjë skandal të përmasave në të cilat dyshohet se është përfshirë miku i Kurtit dhe ambsadori Martin Berishaj i emëruar nga Vjosa Osmani. Brenda disa orëve, Kurti dhe Osmani i dolën në mbrojtje dhe e amnistuan ambasadorin.

3.

Kanë ndodhur katër shkelje të Kushtetutës së Kosovës nga institucionet, por asnjë masë nuk është ndërmarrë kundër tyre. Mosrespektimi i aktit më të lartë juridik të shtetit të Kosovës as që e shqetëson pseudojursiten Vjosa Osmani, e cila e ka të mbushur fjalorin me shprehje të njejta prej 10 vitesh për Kushtetutën, por kur vjen puna për ta mbrojtur shkon dhe fshehet e nuk del në publik për disa ditë.

4.

Shkelje e rregullave të shtetit ligjor është edhe moszbatimi i vendimit të Gjykatës Themelore nga ZRrE-ja, për pezullimin e faturimit të energjisë elektrike me çmime të larta. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po e amnistojnë paligjshmërinë dhe nuk dalin në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Republikës. Heshtja e tyre është sulm mbi shtetin ligjor.

5.

Në këtë qeverisjen e Kurtit dhe Osmanit mund t’i japësh 42 kontrata një-burimore, pa procedura tenderuese dhe do të amnistohesh pa asnjë problem.

6.

Nëse jeni ministre e Albin Kurtit mund ta shkelni një fëmijë në rrugë, t’ia leni fajin fëmijës e të deklaroheni se ai e përplasi makinën. Edhe vet Albini do të thotë në konferencë si të ishte ekspert komunikacioni se në asfallt nuk kishte shenja të frenimit.

7.

Fatkeqësisht, nëse je Vetëvendosje e Kurtit, ose Guxo e Osmanit, mund të bëni çka të doni, mund ta shkelni Kushtetutën, mund të paguheni nga mafia serbe e rrymës, mund të shkelni fëmijë në rrugë, mund të shani mediat. Në fund do të dalë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e do t’iu mbrojnë.

– Faktet janë të shumta se si Kryeministri dhe Presidentja po e leglalizojnë krimin dhe paligjshmërinë në vendin tonë. Ato po shtohen çdo ditë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img