1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Pa komision hetimor për rrymën, nuk e mbështesim asnjë nismë parlamentare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur frikë të pushtetit ndaj së vërtetës refuzimin nga ana e VV-së për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Abdixhiku ka shkruar se pjesë e hetimeve do të ishin edhe punësimet nepotike në KEK.

“Mazhoranca parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike – një kërkesë legjitime e jona për zbardhjen e së vërtetës mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione e shtrenjtimit të faturave energjetike deri në 100%. Pjesë e hetimit do të ishin edhe punësimet nepotike në KEK. Ky refuzim hetimi, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka thënë se sa më i fortë të jetë refuzimi i pushtetit aq më i domosdoshëm bëhet hetimi.

“Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi. Dhe sa më i domosdoshëm hetimi, aq më e drejtë bëhet kërkesa jonë për të. Sjella e mazhorancës, si tregues i arrogancës së numrave që parandalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë, është praktikë kundërkushtetuese. E njëjta s’mund të vazhdojë”, ka thënë kreu i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë poashtu se pa themelimin e Komisionit Hetimor në Kuvend, LDK s’do ta përkrahë asnjë nismë tjetër parlamentare.

“Prandaj, pa themelimin e këtij Komisionit Hetimor në Kuvend, pa gjetjen e së vërtetës rreth krizës energjetike në Kosovë – asnjë nismë tjetër parlamentare nuk do të merr mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

Partia në pushtet ka refuzuar ta mbështesë propozimin e opozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën me rrymë.

Si rezultat, në seancën e sotme opozita ka lëshuar sallën pasi nuk kaloi mocioni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img