0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ku u gjet naftë me përmbajtje të tepruar të sulfurit? Ministrja: Do ta njoftojmë prokurorinë

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka treguar se si gjatë inspektimit të cilësisë së naftës në Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë gjetur se ka pasur parregullsi në cilësinë e naftës.

Hajdari tha se në një rast përmbajtja e naftës e ka kaluar shumëfish shkallën e përmbajtjes së sulfurit.

“Gjatë javëve të fundit kemi marrë dhe kemi testuar disa mostra të diselit në Kazermat e FSK-së. Kemi gjetur nga Inspektorati i Tregut shumë raste të jokonformitetit. Në një rast kemi gjetur disel me përmbajtje të sulfurit me 77.4 miligram për kilogram që tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 miligram për kilogram”, deklaroi ministrja. 

Ajo njoftoi se për këto raste do të njoftohet edhe prokuroria. 

“Për këto raste do të njoftojmë edhe Prokurorinë. Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është cilësia e naftës për sigurinë publike, për shëndetin publik si dhe për mjedisin”, ka thënë Hajdari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img