6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Me ligj asnjëri nga deputetët e opozitës s’mund të jetë kryesues i komisionit hetimor parlamentar”

Shefi i grupit parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që të përkrahet mocioni procedural për formimin e komisionit hetimor parlamentar.

“Kërkojmë që gjithë grupet parlamentare ta përkrahin këtë mocion procedural, të jetë si pikë e parë e rendit të ditës, pastaj komisioni ta kryejë punën e vet”, ka thënë Tahiri në seancën e sotme.

Ndërkaq, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, tha se pamundësohet funksionalizimi i këtij komisioni, pasi sipas saj, asnjëri nga deputetët e opozitës nuk mund të zgjidhet kryesues i këtij komisioni, duke qenë se janë iniciues të tij.

“Në mocionin e prezantuar nuk përmendet fakti që 40 deputetët nënshkrues janë iniciues. Kryesuesi zgjidhet nga radhët e një grupi parlamentar që nuk është iniciator i një komisioni hetimor dhe nuk i përket partisë së koalicionit qeverisës. Në rrethana aktuale pamundësohet funksionalizimi i këtij komisioni hetimor, përderisa ata janë iniciues të këtij komisioni hetimor. Me ligj asnjë nga deputetët e opozitës nuk mund të jetë kryesues i komisionit hetimor parlamentar”, tha ajo.

Ajo madje përmendi edhe kohën kur ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, më 2018 kishte thënë se nuk mund të funksionalizohej komisioni i propozuar atëkohë nga LDK-ja dhe VV-ja.

“Prandaj në këtë rrethanë por bazuar edhe në praktikën e Kuvendi të Kosovës, më 2018, kur aso kohe Kadri Veseli tha se nuk mund të themelohet komisioni hetimor i iniciuar nga LDK-ja dhe VV-ja, pasi nuk mund të udhëhiqet nga njëri grup parlamentar që është edhe iniciues i grupit hetimor”, shtoi Kusari Lila.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img