4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ish-drejtori i Policisë tregon arsyen pse ndodhi incidenti në Veri

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se sulmi ndaj njësiteve policore në veri të Kosovës është i strukturuar mirë nga shteti serb që të largojë vëmendjen nga rasti i Dick Martyt.

Senatori zviceran Dick Marty zbuloi para dy javëve se është nën mbrojtje të shtetit zviceran pasi ndaj tij ka pasur kërcënime nga shërbimi sekrete i Serbisë, me qëllim që t’i lihet faji shqiptarëve.

Qalaj thotë se rasti i tij është i ndërlidhur me sulmin në veri që të largojë vëmendjen e shtetit të Kosovës nga ky rast.

Të gjitha këto që po ndodhin. Edhe lufta në Ukrainë, janë të ndërlidhura. Serbia krijoi incident në veri që të largoj vëmendjen nga rasti i Dick Martyt”, tha ai në Pressing të t7. 

“Meqenëse në një kohë të gjatë nuk kemi pasur gjëra të tilla në veri dhe po ndodh tash. Krejt këto janë të lidhura njëra me tjetrën. Qëllimi është që të destabilizohet vendi nga brenda e mos të merremi me tema sikur është ajo e Dick Martyt”, përfundoi Qalaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img