2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Serbia pas deklaratës së Kurtit për reciprocitet

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka deklaruar se reciprociteti do të jetë parim kur diskutohet rreth marrëveshjes për targat.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka kredibilitet për të folur në lidhje me reciprocitetin, shkruan RTS.

“Kurti nuk ka as besueshmërinë më të vogël të flasë në dialog për ndonjë reciprocitet dhe marrëveshje me Beogradin, sepse njoftime të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim i paralajmëruar paraprakisht, i cili nuk ka të bëjë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka thënë ai.

Petkoviq po ashtu ka thënë se nëse ai do të ishte vërtet i përkushtuar për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe bashkëjetesës në Kosovë dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor, do të mundësonte formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img