2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

PDK denoncon Qeverinë për keqpërdorim të mbi 9 milionë eurove

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bashkë me deputeten Eliza Hoxha dhe anëtarin e Kryesisë, Bernard Nikaj, kanë denoncuar sot para gazetarëve dyshimet për aferat korruptive të Ministrisë së Infrastrukturës.

Këto afera zbulojnë keqpërdorim të mbi 9 milionë euro për 42 kontrata të negociuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se se nga 22 marsi 2021, pra nga dita e parë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti e deri më 7 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë.

“Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, për një vit, kanë nënshkruar 42 kontrata një burimore, apo 42 kontrata të negociuara, pa konkurrencë dhe vlera e tyre në total arrin mbi 9 milionë euro. Pra, mjafton të shikojmë në të kaluarën dhe ky është një rast i paprecedent.” tha ai.

Tahiri tha se në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka pasur procese prokurimi, por tenderomani pa procedura tenderësh. 

“Prej 42 projekteve, prej të cilave 41 janë punë shtesë dhe një është projekt i ri, të kenë nevojë të gjitha për punë shtesë, këtu veçse kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive dhe me keqpërdorim të 9 milionë eurove nga pushtetarët aktualë.”, potencoi ai.

Nga ana e saj, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka argumentuar shkeljet e Ligjit për Prokurimin Publik, të bëra nga Ministria e Infrastrukturës, ku 90 % e kontratave të lidhura e kanë tejkaluar vlerën e kontratës, duke i shkaktuar dëme buxhetit shtetëror prej 10% të vlerës së kontratave bazë.

Ajo theksoi se shumica e këtyre kontratave janë nënshkruar nga zëvendësministri Hysen Durmishi, derisa legjislacioni në fuqi nuk e parasheh këtë.

“Në kontratat e nënshkruara brenda kësaj periudhe njëvjeçare, Ministria e Infrastrukurës ka eliminuar konkurrencën e lirë dhe ka diskriminuar operatorët ekonomik. Shkelje tjetër ligjore në këto kontrata edhe mosplanifikimi i aktiviteteve të prokurimit, siç përcaktohet në Nenin 8 të Ligjit. Sepse, gjatë periudhës 22.03.2021 – 07.04.2022 procedura e negociuar pa publikim të kontratës është përdorur 42 herë, nënkupton që menaxhimi dhe planifikimi vjetor rreth procedurave të prokurimit ka qenë thjesht një dështim, ku shumica e këtyre kontratave janë punë shtesë apo 10 % të kontratave bazë. Vlera e kontratave gjatë përdorimit të kësaj procedure në periudhën një vjeçare arrin vlerën rreth 9 milion euro.”, tha deputetja Hoxha.

Ndërsa anëtari i Kryesisë, Bernard Nikaj, tha se kjo është një super aferë e Qeverisë Kurti,  në të cilën pushtetarët kanë ndarë nën tavolinë, mbi 9 milionë euro nga taksat e qytetarëve.

“E gjithë kjo ndërmarrësi korruptive, e bën shumë të qartë se nuk kemi të bëjmë me procese prokurimi. Kemi të bëjmë me fenomenin e pastër të tenderomanisë. Dhe për më keq, tenderomanisë pa procese e procedura tenderësh të hapur. Shkeljet e evidentuara dhe abuzimi me paranë publike në këtë rast, përbëjnë vepër të pastër penale, dhe mbi këtë bazë, PDK do të përgatisim kallëzim penal për secilin akter të përfshirë.”, theksoi Nikaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img