Nga Chelsea raportohet se janë të hapur për largimin e Romelu Lukakus.
Belgu u rikthye në “Stamford Bridge” në gusht të vitit të kaluar në një transferim rekord të klubit – 113 milionë euro.
Megjithatë, Lukaku është larg formës që e kishte te Interi në sezonin e kaluar. Dhe, sipas “90 min”, klubi nga Londra do ta shesë 28-vjeçarin.
Interi dhe Paris Saint-Germaini thuhet se janë klubet e interesuara për shërbimet e ish-sulmuesit të Evertonit e Manchester Unitedit.
Romelu Lukaku ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qeshor 2026.
Sipas “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 85 milionë euro.