Në Llapnasellë të Graçanicës janë arrestuar katër persona pasi janë rrahur në një diskotekë, pas një mosmarrëveshje.
Dy nga personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Llapna Sellë, Graqanicë 16.04.2022 – 03:50. Janë arrestuar katër (4) te dyshuar meshkuj kosovar në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre janë konfrontuar edhe fizikisht duke u rrahur. Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore-sipas raportit te mjekut. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.