2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Çeku i thotë Petkoviqit: Përsërite pas meje, Kosova është shtet sovran dhe demokratik

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit kërkoi që qeveria të respektojë vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit.

Çeku i ka replikuar në Twitter Petkoviqit, duke i thënë që përpara se të bëjë kërkesa ndaj Kosovës të fillojë ta njohë faktin që Kosova është shtet sovran dhe demokratik.

“Instanca më e lartë ligjore? Po mendon Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës? Para se ta lejosh veten të bësh ndonjë kërkesë nga shteti ynë, të fillojmë me njohjen e fakteve në terren. Ju lutem përsëriteni pas meje: Kosova është një shtet sovran dhe demokratik”, ka shkruar Çeku.

Ministri Çeku poashtu ka kërkuar që Serbia t’i ndalë sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës.

“Sygjerime shtesë: Kërkoni falje për gjenocidin e kryer(Kisha Ortodokse e Serbisë është e mirëseardhur të ju bashkëngjitet), jepni informatat për personat e zhdukur me dhunë, paguani dëmet ekonomike, përfshirë shkatërrimin e më shumë se një mijë lokacioneve të trashëgimisë, ktheni artefaktet tona të vjedhura. P.s ndalni sulmet terroriste ndaj policisë sonë”, ka shkruar Çeku.

Petkoviq ka komentuar deklaratën e Çekut i cili ka thënë se duhet një analizë kritike e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.

“Kurdo që ju Hajrullah Çeku flisni për Rendin dhe Ligjin, duhet të ta kujtojmë këtë deklaratë. Është e padëgjuar të thuhet se vendimet e instancave më të larta ligjore të juaja s’duhet të merren si të mirëqena”, ka shkruar Petkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img