Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje banorëve të Kievit që të mos kthehen pasi trupat ruse rifilluan bombardimin e kryeqytetit dhe të gjithë rajonit, sipas la repubblica.
“Çdo ditë 40-50 mijë njerëz kthehen në kryeqytet, që përfaqëson një kërcënim për sigurinë e popullsisë”, tha administrata, ka radhë kilometrash për t’u kthyer në Kiev.
“Ndihma humanitare, shërbimet e urgjencës, mjekët, shërbimet publike dhe ushtria nuk janë në gjendje të përballojë bllokimet e trafikut. Mos injoroni paralajmërimet e sulmeve ajrore, qëndroni të sigurt,” theksuan zyrtarët.