-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Stacioni “Jugu”, peng i borxhit të Qeverisë (Video)

Qeveria e Kosovës po del si një nga problemet që Policia e Kosovës ende nuk ka një lokacion ku do të ndërtohej stacionin policor “Jugu” në Prishtinë.
E gjithë kjo për faktin se Qeveria, pretendohet t’i ketë borxh Komunës së Prishtinës mbi 7 milionë euro.
Ky borxh, sipas zyrtarëve të komunës, daton që pesë vjet.
Adonis Tahiri nga Komuna e Prishtinës, thotë se përderisa qeveria nuk ia kthen këtë borxh Komunës, është e pamundur të ndahet lokacioni për stacionin e ri policor.
Tribuna Channel, ka provuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi  për të kuptuar se kur pritet t’ia kthejë borxhin Komunës së Prishtinës.
Por, ai i është përgjigjur televizionit duke thënë se  është hera e parë që po dëgjon për këtë borxh, dhe se për këtë do ta pyet Ministrinë e Financave.
Për më shumë ndiqeni kronikën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img