Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media nga Mitrovica ka folur për vizita e saj që do t’i zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se këto vizita do të bëhen për qëllime të ndryshme, derisa ka thënë se në disa vizita do të jetë bashkë më kryeministrin Albin Kurti dhe në disa vizita të tjera do të jenë ndaras.
“Ne jemi duke punuar për disa vizita në SHBA, sepse do të bëhen për qëllime të ndryshme. Në disa vizita do të jemi bashkë, në disa do të jemi ndaras. Në momentin që do t’i kemi saktë të gjitha detajet e agjendës, patjetër që do t’iu informojmë. Ajo që është me rëndësi është që bashkëpunimi ynë me SHBA është intensive, është në baza ditore. Edhe me përfaqësuesin e SHBA-së në Kosovë ambasadorin Hovenier, edhe me departamentin e shtetit amerikan, edhe me Këshillin për Siguri Kombëtare që është përbrenda Shtëpisë së Bardhë dhe me zyrtarë të tjerë”, ka thënë presidentja Osmani.
Tutje, shefja e shtetit ka zbuluar edhe dy vizita të dy delegacioneve të rëndësishme amerikane që do të vijnë në Kosovë gjatë muajit prill
“Kosova është i vetmi vend në rajon që presidenti i SHBA-së i është drejtuar me video-mesazh. Me një mesazh të jashtëzakonshëm, ku ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj institucioneve të Kosovës, ka folur për krimet ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj vuajtjeve që kemi kaluar, dhe ka treguar që SHBA do të mbesin partner i palëkundur i Kosovës, duke konfirmuar në letrën e tij të fundit se Kosova vazhdimisht po tregon lidership global për çështje të rëndësisë globale. Pastaj sic e dini kam pasur telefonatë me zv.preisdenten e SHBA-së, njëkohëisht është i vetmi vend në rajon që zv.pesidentja ka pasur një bisedë substanciale edhe që lidhet me raportet tona. Dhe kemi vizita të vazhdueshme, do të kemi dy delegacione të larta nga SHBA-të gjatë muajit prill”, ka thënë presidentja.