1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Aliu ia shfuqizon vendimin kryetarit të Prishtinës Përparim Rama

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka shpallur në kundërshtim me ligjin vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë.

MMPHI-ja ka konstatuar se hyrja e vendimit për ndarjen e 10 hektarëve në Slivovë, nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.

Kjo ministri ka kërkuar të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi, e që “vendimi të jetë i bazuar edhe në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit për planifikimin hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj”.

Ministria ka kërkuar që Komuna të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh.

Ndërkaq asamblisti i Vetëvendosjes Gëzim Sveçla, që ka publikuar vendimin e MMPHI-së, ka thënë se shpallja e kundërligjshme e vendimit është për shkak të “mungesës së profesionalizmit, padijes dhe punëve shkel e shko të Komunës së Prishtinës”.

Pos pronës për strehim, Komuna këto ditë ka hapur edhe disa pika ushqyese në zona të ndryshme për qentë endacakë. Kryetari Përparim Rama ka thënë se sipas studimeve aty ku ka pika ushqyese rrallohen sulmet e qenve endacakë, por ditëve të fundit raportimet për sulme veçse janë shtuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img