13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Qeveria e nisi sot ditën me një tentim për të mashtruar sërish qytetarët e Kosovës përmes një lëmoshe”

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Berndard Nikaj, ka thënë se Qeveria Kurti është e paaftë për të qeverisur, pas vendimit të kësaj të fundit për ndarjen e shtesave prej 100 eurove për punëtorët, studentët e pensionistët vetëm për muajin prill.

Nikaj në një konferencë për media tha se kryeministri çdo ditë po e dëshmon se ai dhe ministrat e tij “nuk kanë asnjë ide” për ta zhvilluar vendin dhe për të adresuar nevojat dhe brengat e qytetarëve.

“Krejt çfarë po bën Kryeministri Albin Kurti sot, është ajo që ai di ta bëjë më së miri, e që është populizmi. Pasi ua rriti çmimin e energjisë elektrike me mbi 100% qytetarëve të Kosovës dhe pasi nuk po arrin të kontrolloj rritjen enorme të çmimeve të çdo produkti elementar të shportës familjare, qeveria e nisi sot ditën me një tentim për të mashtruar sërish qytetarët e Kosovës përmes një lëmoshe as më shumë dhe as më pak se në vlerën 100 euro”, tha ai.

Duke e cilësuar këtë vendim si ndihmë sociale që do të jepet vetëm për muajin prill, Nikaj ka shtruar pyetjen se çfarë do të bëjnë qytetarët në muajin maj.

“Në këtë kohë krize, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur, por fatkeqësisht nuk mund ta përballojnë krizën e çmimeve me lëmosha qeveritare. Kjo qeveri, që karakteristikë kryesore ka paaftësinë, nuk ka as planfikim, as vizion, as strategji dhe nuk ofron zhvillim. Të gjitha këto mundohet që t’i kompensojë përmes vendimeve te momentit e që mw shumw ngjajnë në lëmoshë sesa në veprime të menduara e afatgjate që adresojnë nevojat e qytetarëve. Qytetarët e Kosovës do të jenë këtu edhe muajt tjerë, pas prillit, dhe çmimet enorme që u rritën gjate muajve te fundit do të vazhdojnë të mbesin të larta”, shtoi Nikaj.

PDK vlerëson se zgjidhja më e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim është miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja e pagës minimale. Dhe përderisa kjo të mos bëhet PDK vlerëson se pakoja prej 100 eurove duhet të vazhdojë për të gjithë punëtorët.

“Sot që po flasim jemi në mes të muajit të katërt të këtij viti dhe kjo qeveri ende nuk e ka nisur asnjë projekt të zhvillimit ekonomik apo ndonjë investim kapital. Ky vendim i kryeministrit populist e ka një qëllim të vetëm, të përpiqet të ndalojë pakënaqësitë e mëdha qytetare që janë akumuluar muajt e fundit nga mospuna e Qeverisë. Por, qytetarët e Kosovës tanimë e kanë kuptuar populizmin dhe nuk bien më në kurthin e tij i cili po e dëshmon çdo ditë se nuk di të qeverisë dhe nuk ka vizion për zhvillim ekonomik të vendit.”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img