2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i frikshëm nga SHBA: “Kasapi i Sirisë” në krye të ushtrisë ruse!

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka komentuar lëvizjen e Rusisë për të emëruar në krye të ushtrisë gjeneralin e ri, Alexander Dvornikov.

Sullivan e ka etiketuar atë si “Kasapi i Sirisë”, ndërsa shtoi se taktikat e tij barbare i përshtaten stilit të luftës së Rusisë.

Gjenerali Alexander Dvornikov, 60 vjeç, ka udhëhequr më parë operacionet ruse në Siri, ku forcat ruse janë akuzuar për shënjestrim të qëllimshëm të zonave civile. Ai më parë kishte shërbyer edhe në Çeçeni.

Duke folur për Face the Nation të CBS të dielën, Sullivan tha se ai beson se emërimi i Dvornikov është një shenjë që Rusia planifikon të vazhdojë taktikat mizore të luftës, të stilit “tokë e djegur”.

“Ne kemi parë mizori, krime lufte,  vrasje masive dhe imazhe të tmerrshme e tronditëse nga qytete si Bucha dhe sulme me raketa në Kramatorsk,” tha ai. “Unë mendoj se ky veprim  është një tregues se ne do vazhdojmë të shohim më shumë raste të tilla.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e civilëve në Bucha dhe i përshkroi raportet e trupave të shpërndara nëpër rrugë atje si lajme të rreme.  Por vlerësimit të Sullivanit iu bë jehonë nga gjenerali David Petraeus, një ish-drejtor i CIA-s.

“Rusët ishin të njohur në Siri, kryesisht për “shpopullimin” e zonave. Kjo është ajo që ata i bënë Alepos,” tha Petraeus në CNN. “Kjo është ajo që ata bënë në zona të tjera. Dhe unë mendoj se ne mund ta presim këtë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img