2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet që fundosën policët e dyshuar në Morinë

Mediumi abcnews ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. 

Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbim të kalimit në kufi. 

Siç kuptohet nga përgjimet, efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.

Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara, Halim Shehu ka folur me klientin por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord edhe me këtë shumë.

Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.

Pjesë nga përgjimet të zbardhura:

Halimi: He mik

Fatriu: A te thirri?

Halimi: Jo, hala jo

Fatriu: Se ika me henger nje pilaf thashë, qe ti kallzojsh

Halimi: A… sa ndalesh?

Fatriu: Po aç dhjete mimata se… (nuk kuptohet qarte)

Gjatë përgjimit, në komunikimin e datës 14/12/2020, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: Hë

Halimi: Kambaru punë ai shoki…

Fatris: Jo bre valla

Halimi: Po Valiaj e marr ne telefon une tash, thush kur te afrohesh se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…

Fatriu: Eee

Halimi: Për besë, për besë tha, kam ken në zbritje të Kçirë tha, telefoni s bejke me thirr… Po une te kom thirr dhjete here thashe bre… Une jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gje emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Une thashe ta lo porosi, ta lo njerin aty bre.. Edhe (nuk kuptohet qartë) un prita Varja. Po veç kqyr ne darke nje here… Mos u permend gjo atyne se nuk del mire me ju thonë, po veç kqyr në darke nje here, a po.. (nuk kuptohet qarte) a jo.

Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qarte) Hajt.

Halimi: Hajt. Shumë mas me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu..

Fatria: Jo, jo hajt…

Gjatë përgjimit, në 14/12/2020 ora 12:57:07, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: A je kund bre?

Halimi: O mik ç’e ne Lezhe vallaj jam, me dhendër, me at (nuk kuptohet qartë) patenten.

C’a bone ti?

Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin. Engillin (keshtu degjohet), edhe…

Halimi: Cilin?

Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si ai, tha u bofsh njeqind eursh. Jo or daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithe doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va rropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me m’u thashë, kur morrish dyqind e pesëdhjetë veç thashe hajde, ndrysh thash, jo. Tash une mirremedhe me këto, mirrem me ç’aq thashe…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë.

Thashë, jo.

Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qarte) i degjenerum.

Fatriu: Jo, njeqind e pesëdhejte tha do me mbulu dhe doganiert or ti…Jo or ti thash…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img