Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj ka publikuar disa nga momentet e stërvitjeve të kadetëve të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Mehaj gjatë një shkrimi në Facebook, tha se kadetët i kanë realizuar me sukses stërvitjet për operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse ne mjedise komplekse urbane.
“Kadetët tanë, në kuadër të planprogramit akademik, pas pjesës teorike, ekzekutojnë taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban. Me sukses të lartë i realizuan TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane: kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion. Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës!”, ka shkruar ai.