-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak thotë se është urgjente të arrihet një zgjidhje për targat

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e shtatë të grupeve punuese për targa.

Ai ka shkruar në Twitter se me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lëvizjen e lirë në rajon.

Sipas tij, është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje.

“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të të GP-së për targa. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”. Ka shkruar ai në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img