0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur në faturat e rrymës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka “dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur” dhe se ka pasë fryrje të faturave të energjisë.

Për këtë ai ka ftuar Prokurorinë që të fillojë hetimet edhe për këtë çështje, përveç asaj që tha se janë bërë punësime abuzive në KEK.

“Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje. A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri. Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img