14.7 C
Pristina
Sunday, September 22, 2024

Buy now

spot_img

“Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit”, Musliu i reagon Haxhiut: S’besoj që ai ka shku aty i paarmatosur

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila ka thënë gjyshi i saj i ka dhënë bukë dhe armë ish-presidentit Hashim Thaçi.

Musliu ka thënë se nuk beson se Thaçi ka shkuar i paarmatosur në shtëpinë e gjyshit të Haxhiut.

“Ndoshta babgjyshi ka mujt me u’a dhanë ndonjë kafshatë bukë edhe me ju ba konak ndonjëherë e sa për armë Hashim Thaçi nuk besoj që ka shku aty i paarmatosur. Por si do qe të jetë kjo nuk te amniston ty qe i quajte kriminel!”.

Haxhiu mbrëmë ka thënë se gjyshi i saj i ka ofruar bukë e armë Thaçit.

“E kuptoj se në politikë edhe mund të akuzohesh, ndonëse është e ultë, por mund të bëhen. Por, për familjen time ka qenë ndryshe sepse familja ime ka qenë para lufte e gjithmonë ka kontribuar për vendin. Z. Thaçi e njeh familjen time. Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit, por edhe përkundër kësaj ka bërë një akuzë të tillë. Unë e kam paditur për shpifje, jo si ministre, por si individ. Të akuzosh një familje për trafikim me narkotikë, s’mund t’i mbyllësh sytë. Rasti është në gjykatë dhe ende nuk është mbajtur asnjë seancë”, ka thënë Haxhiu në Kanal10.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img