15 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje rreth rastit të rrëmbimit të 7 vjeçarit në Ferizaj

Pas raportimit në media se një person ka tentuar të rrëmbej një fëmijë 7-vjeçar brenda objektit të shkollës “Gjon Serreqi” në Ferizaj, Policia e Kosovës ka dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me këtë.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Agim Gashi, thotë për Indeksonline se në lidhje me këtë nuk është bërë asnjë padi në Polici.
Megjithatë, pas këtyre informatave ata kanë nisur hulumtimet e tyre, të cilat kanë rezultuar me identifikimi e një personi që ka shqetësuar fëmijët gjatë ditës së mërkurë.
Sipas tij, bëhet fjalë për një person me të meta psikike, por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për rrëmbim apo vetëm shqetësim.
“Policia ka informata se të mërkurën, një personi cili është i njohur për të meta psikike është sillur rreth shkollës aty, duke shkaktuar kështu edhe shqetësime. Tani policia e ka hapur një rast dhe është duke hulumtuar. Nuk ka elemente të rrëmbimit ende. Fuhet të hetohet rasti dhe nëse ka elemente të rrëmbimit do të hapet dhe një rast i ri dhe pastaj të bëhet kallëzim ndaj tij”, ka thënë Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img