Lajme të këqija: është shumë e neveritshme. Tashmë dihet se rekomandohet që dhëmbët të lahen të paktën dy herë në ditë.
Por kjo shkon përtej thjesht një ere të mirë goje. Nëse e humbisni një larje, je një hap më përpara inkurajimit për kavitete, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe rritje të baktereve në gojën tuaj.
Kur lan dhëmbët, fatmirësisht, nuk i lë këto baktere të rrinë në një vend, sepse po ndenjën aty, ato do fillojnë të sulmojnë dhëmbët tuaj. Për më shumë, sa më gjatë që rri në një vend, aq më shumë formohet ‘tartar’, ai materiali i verdhë që nuk hiqet nga dhëmbët sado që lan dhëmbët. Nëse e lë për një kohë shumë të gjatë, rrezikon heqje të dhëmbëve.
Mirëpo, ta bësh larjen e dhëmbëve shpejt e shpejt, dhe vetëm ne pjesët që duken kur buzëqesh, është po aq keq. Preferohet një brushë e butë, pastë dhëmbësh me fluorur, dhe duhet të zgjasë rreth 2 minuta. Rekomandohet edhe pastrimi i dhëmbëve me pe një herë në ditë.