Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, i cili njëkohësisht është edhe kunati i Ministres Albulena Haxhiu dhe ish ushtar i UÇK-së, ka dhënë një mendim për situatën e fundit rreth UÇK-së e Gjykatës Speciale.
Ai kishte një mendim pozitiv për krerët e UÇK-së, pasi sipas tij fakti që shahen Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi tregon shumë për gjendjen e shoqërisë.
“Mua më vjen kërrdi kur shoh bashkëaktivistë të mi tu e sha familjen Haradinaj, beso tmerrohem. Për atë kemi dështuar si shoqëri me nxjerr vlera në këtë vend. Mua kjo më dhemb“, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka quajtur armiq ata që i shajnë këta politikanë. Duke shtruar edhe pyetjen se pse dështuam si shoqëri t’i bashkohemi UÇK-së.
“Çuditna kur njerëzit e shajnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin pse mbahen në Hagë dhe thojnë mos u kthefshin kurrë, jo more zotëri, është çoroditje qytetare, s’je me mu – je armiku jem. Për mua sa të jetë, jeta – jetë, kategoria e UÇK-së e këtyre komandantëve për mu janë të shenjtë, unë çuditna kur dalin njerëzit folin për Hashim Thaçin thojnë s’ka luftu, po ku e njef t’i more zotëri. Dhe në fund të fundit ai e ka përfaqësuar një institucion tjetër brenda UÇK-së, për të cilën ti a dashte me pa në front a? A ja bajmë pyetje vetes me thanë pse ne dështuam me ju bashkangjitë luftës së UÇK-së“, shtoi ai në emisionin Epilog.