-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Burri s’duhet t’ia marrë gruas rrogën”

Hoxha Behar Mjekiqi ka thënë se në Islam gruaja ka më shumë përparësi se burri.

Ai tha se sipas Kuranit gruaja është përmendur e para e pastaj burri.

“Barazia gjinore mendoj që ne burrat jemi më ulët se gratë. Zoti në Kuran ma së pari e ka përmendur gruan pastaj burrin. Kur e kanë pyetur pejgamberin se kë duhet me dashtë më shumë, ka thënë nënën. Pejgamberi ka thënë se ai që i ka një vajzë, dy ose tri që i shkollon, i marton dhe i rehaton e ka xhenetin, por s’ka thënë për tre djem, ka thënë për tri vajza”, ka thënë ai në T7.

Më tutje, hoxha Mjekiqi ka thënë se burri nuk ka të drejtë që t’ia marrë pagën gruas.

“Momenti që the që gruaja jote është në punë dhe ti je në punë. Nuk ki të drejtë në Islam , as Kuran, as hoxhë nuk guxojnë me të dhënë të drejtë asnjë cent me ja hëngër gruas sate prej rrogës së vet sepse është e drejtë e saj e jo e jotja. Nuk ki të drejtë islame. Me ja marr rrogën me zor e ki të ndalume. Me i thënë gruas paret le të shkojnë në konton time është haram. Allahu ka thënë që burri duhet me shpenzu për gruan edhe pse e ka rrogën”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img