2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së lajmërohet nga Haga, tregon për takimet me ish-eprorët e UÇK-së

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka njoftuar për takimet me ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë përveç Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Salih Mustafës.

Rrustemi ka postuar një fotografi nga qendra e paraburgimit së bashku me ministren e Drejtëisisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët Saranda Bogujevci e Erxhan Galushi ku ka shkruar se sot do ta takojnë Jakup Krasniqin e Nasim Haradinajn, ndërkaq dje kanë takuar Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dje ka nisur vizitat në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala – të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë – do të ndajnë një pjesë kohe të dedikuar për vizitat familjare për t’u takuar me ministren dhe anëtarët tjerë të delegacionit që dje shkuan nga Kosova në Holandë.

Haxhiu nuk do ta vizitojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Siç tha dje në Aeroportin e Prishtinës para se të nisej drejt qytetit holandez, ata nuk na kanë pranuar të takohen me të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img