1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura humb kontrollin dhe godet 4 këmbësorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia”, afër sallës 1 Tetori, në Prishtinë.

Ngasësi i një veture ka humbur kontrollin, duke goditur fillimisht një shtyllë përreth rrugës, e më pas ka goditur 4 këmbësorë.

Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar aksidentin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën “Afrim Zhitia”.

Ai ka thënë se të katër këmbësorët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor. Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Borovci.

 Për aksidentin e ndodhur, kanë nisur hetimet nga njësitë rajonale të trafikut, ka konfirmuar Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë në fund ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img