-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Buxheti 2 mld euro siguron rritje ekonomike prej 4 për qind (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe një herë u shpreh i bindur se buxheti i miratuar prej 2 miliardë eurosh, do të ketë efekte pozitive për vendin, duke premtuar kështu rritje të investimeve kapitale në krahasim me ato të vitit që po lëmë pas.
Mustafa, në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, thanë se ky nuk është buxhet social, por buxhet zhvillimor për vendin, raporton KTV.
Mustafa falënderoi deputetët e koalicionit për përkrahjen që i dhanë miratimit të buxhetit për vitin 2017.
Ministri i Financave, Abdullah Hoti, shtoi se ky është një buxhet shumë i qëndrueshëm dhe i përgatitur me konsultime të ndryshme. Sipas Hotit, ky buxhet siguron rritje ekonomike së paku për 4 për qind.
Hoti përmendi rritje të buxhetit për institucionet e rendit dhe të ligjit, ministritë, kurse buxheti i komunave merr pjesë 22 % në shpenzime të përgjithshme të Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img