-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sondazhi që ka heshtur PDK-në dhe LDK-në, sipas Molliqajt

Sipas hulumtimit të KDI-së, të rinjtë ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare kanë deklaruar se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin nesër, do të votonin për këto parti politike: Lëvizja Vetëvendosje 27%; Partia Demokratike e Kosovës (20%); Lidhja Demokratike e Kosovës (13%); Aleanca Kosova e Re (7%); Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (7%) dhe Nisma për Kosovën (3%).
Këto sondazhe që kanë dalë të jenë pozitive për VV-në, sipas Molliqajt ka bërë që të heshten dy partitë që janë në qeveri, LDK dhe PDK.
Ai ka thënë se “rritja e madhe e Vetëvendosjes është bërë fakt i pamohueshëm”, ndërsa ka “thumbuar” oponentët politikë, LDK-në dhe PDK-në.
“Kur disa muaj më parë një sondazh kredibil e renditi Vetëvendosjen si subjektin e dytë më të pëlqyer në Kosovë, LDK dhe PDK nuk reshtën së sulmuari sondazhin. Sot kur një sondazh tjetër i një organizate të Shoqërisë Civile po e nxjerr Vetëvendosjen si subjektin e parë më të pëlqyer nga votuesit e rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje, këto dy subjekte kanë heshtur dhe nuk po flasin”, ka thënë Molliqaj.
Në këtë hulumtim nga të rinjtë është kërkuar që të japin edhe një emër se cili është politikani model për ta.
Nga 69 emra të personave të ndryshëm që janë dhënë, Albin Kurti është politikani model për të rinjtë me 13.7%, i pasuar nga Hashim Thaçi (10.5%) dhe Kadri Veseli (7.5%).
23.5% e të anketuarve kanë deklaruar se asnjë prej politikanëve ekzistues nuk janë model që duhet ndjekur. /Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img