2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Kurti bën një paralajmërim rreth Zyrës Ruse në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë janë shumë të ngushta dhe në këtë kohë kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukainës, Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë është duke u vëzhguar.

Tha se s’ka komunikim në mes të kësaj zyre dhe qeverisë që ai udhëheq.

“Ne nuk kemi komunikim me të mirëpo ajo ndodhet nën vëzhgimin e plotë të organeve tona kompetente por padyshim që nuk janë pasiv as aleatët dhe partnerët tanë”, tha Kurti.

“Deri kur do të marrim ndonjë udhëzim për shkak të fakteve të reja që të veprojmë në ndonjë veprim të caktuar do të ngelet kështu siç është, mirëpo në momentin që ne sadopak vërejmë se ndodhin gjëra të rrezikshme ose të paparashikuara padyshim që s’do të hezitojmë për asnjë moment”, tha Kurti në KTV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img