11 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ylli i Arsenalit i bashkohet Ukrainës në luftë: Ishte vendim i lehtë

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Oleg Luzhny këmbëngul se ishte një vendim i lehtë të kthehej në Ukrainë dhe të ndihmonte në luftimin e trupave ruse, pavarësisht situatës shumë të rrezikshme në vendin e tij.

Luzhny, i cili fitoi Premier League dhe FA Cup në periudhën e tij katërvjeçare me Gunners, ndoqi një numër yjesh të profilit të lartë të sportit duke u kthyer në Ukrainë për t’iu bashkuar luftës kundër Rusisë në fillim të këtij muaji.

Vendimi i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit ka pasur një efekt shkatërrues për fqinjët e tyre të Evropës Lindore, me shtëpi dhe ndërtesa në të gjithë vendin në rrënoja dhe pothuajse 1000 civilë të vrarë.

“Ishte një vendim i lehtë të kthehesha këtu. Unë e dua këtë vend. Dua të luftoj me miqtë e mi për të mbrojtur vendin tim, kundër ushtrisë ruse. Të gjithë duhet të luftojnë. Ju duhet të luftoni për vendin tuaj. Ishte një vendim i lehtë. Ne kemi grupe prej pesë apo gjashtë personash dhe disa policë. Dhe ne kemi një zonë të veçantë ku ecim për 12 orë, çdo dy ose tre ditë. Sigurisht që është e vështirë. Është e vështirë, por jam mirë. Ka pasur shumë dëme në vendin tonë. Këtu në Kiev është në rregull, jo shumë. Por në vend, në Mariupol, është shumë më e vështirë. Gruaja ime qëndron këtu me mua dhe fëmijët e mi qëndrojnë larg. Ata kanë punët e tyre. Të gjithë miqtë e mi qëndrojnë për të luftuar. Askush nuk po largohet”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img