Kryeministri Kurti ka paralajmëruar verifikimin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Insajderi.
Sipas Kurtit, askush më mirë se Rexhep Selimi nuk e di numrin e saktë të veteranëve të UÇK-së.
Kurti ka thënë se është një dallim i madh në këtë çështje pasi që sipas tij është deformuar historia me listën prej mbi 60 mijë veteranësh.
“Është një dallim i madh. Kemi deformuar historinë tonë me atom bi 60 mijë emra. Një ndër personat që më së shumti e di përbërjen e UÇK-së është Rexhep Selimi. Ai e di çka ka qenë UÇK-ja. Nuk ka teori për mbi 20 mijë veteranë”, tha ai.
Kurti tha se Kosovës i duhet që të dihet se sa veteranë saktë janë.
Me insistimin e moderatorit, Kurti paralajmëroi ri-verifikim të listave të veteranëve.
“Besoj që mirë do të ishte. Kush e formon e kush e bën është pak e rëndësishme”, tha Kurti.
“Nuk e di a do ta quajmë riverifikim, por kemi nevojë për dëshmi. Lufta ka nevojë për të vërteten edhe në kuptimin sasior. Po përfundojmë duke i ditur saktë vetëm të vdekurit. Duhet t’i dijmë edhe të gjallët”, tha kryeministri.