2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi deputetëve për skandalin në Këshill të Evropës: S’jam zëvendëskryeministër i Twitterit

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi është deklaruar edhe një herë lidhur me skandalin diplomatik me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Bislimi është duke insistuar se në Kosovë deklarata e Berges është keqinterpretuar dhe se ai nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë Bislimin.

Zëvendëskryeministri deklaroi se biseda me të ka qenë produktive dhe një takim i mirë, teksa shtoi se ai nuk është zv/kryeministër i “Twitterit.

“Mendoj që ecuria jonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës varet nga kualiteti i diskutimit që është bërë në tryezën e diskutimit me z.Berge. Unë nuk jam zv/kryeministër i ‘Twitterit’. Jam zv/kryeministër i Kosovës dhe në këtë kuadër unë bëjë takime dhe i diskutojë detajet. Unë mund të them se prej të gjitha takimeve në Strasburg, takimi më i mirë dhe më produktiv ka qenë me z.Berge. Më duhet të ju përgënjeshtrojë kur thoni që z.Berge ju ka përgënjeshtruar. Ai nuk më ka përgënjeshtruar por vetëm e ka përmirësuar një term. Unë nuk kam thënë se ai e ka pranuar por e ka mirëpritur. Fjala mirëprit është një term që në gjuhën angleze përdoret kur unë ta tregojë një iniciativë dhe ti e sheh me dashamirësi dhe nuk tregon kundërshtim”, deklaroi ai, para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme.

Ai tregoi se si ka biseduar sërsish me Bergen pas shpërndarjes së deklaratës në Kosovë. 

“Ne nuk thamë që e dorëzuam aplikacionin dhe ai na dha certifikatën që u bëmë anëtarë njëjtë siç nuk kemi thënë që e kemi siguruar anëtarësimin. Veç kemi thënë e ka mirëprit. Kam biseduar të nesërmen me z.Berge dhe ka shpreh keqardhje për keqinterpretimin që i është dhënë tek ne sepse ka qenë vetëm katër persona që e kanë zmadhuar këtë problem por s’po përmendi emra”, tha ai. 

Ditë më parë, Berge e ka demantuar Besnik Bislimin lidhur me përmbajtjen e bisedave në takimin e në fillim të muajit mars të zhvilluar në Strasburg.

Berge i ka reaguar zv.kryeministrit Bislimi për takimin, meqë në një postim në ‘twitter’ Bislimi kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të Kosovës në Këshill të Evropës.

Norvegjezi ka deklaruar se ajo çfarë ka shkruar Bislimi, fatkeqësisht nuk është ajo çfarë Berge ka potencuar në takim lidhur me anëtarsimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.

Bislimi përmes një cicërime në Twitter kishte thënë se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.

“Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tëeet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img