6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aksidentohet Prokurori Lulzim Sulejmani me veturën zyrtare, dërgohet jashtë vendit për shërim

Një Prokuror i Shtetit është dërguar për shërim jashtë shtetit pasi është aksidentuar mbrëmë duke u kthyer nga një aheng i Prokurorisë së Gjakovës. I lënduar ka mbetur edhe një person tjetër. Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj. Ndërsa, QKUK ka konfirmuar se njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim jashtë shtetit. Kurse tjetri është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Ortopedisë. Zyrtarë të Policisë kanë thënë se vetura e aksidentuar është e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lulëzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Aleksandër Lumezit, është lënduar rëndë, ndërsa, një tjetër ka pësuar lëndime nga një aksident që ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në afërsi të Gjakovës. Zyrtarë të QKUK’së kanë konfirmuar se njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim jashtë shtetit.
Aksidenti ka ndodhur pas një organizimi që ka bërë Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku kanë marrë pjesë edhe mysafirë nga Prishtina.
Aksidentin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj, i cili ka thënë për Express se kolegu i tij nga Prishtina, Lulezim Sulejmani është në gjendje të rëndë.
“Lulzim Sulejmani është i lënduar. Aksidenti ka ndodhur jashtë zonës tonë”, ka thënë Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.
Ai ka treguar se mbrëmë kanë pasur një organizim për fundvit ku ka pasur edhe të ftuar nga Prishtina.
“E kemi pasur një ndenj të fundvitit, ne Prokuroria e Shtetit. Kam biseduar në mëngjes me të, gjendja e tij është shumë e rëndë.  Vetura ka dalë nga rruga”, ka shtuar ai.
Selimaj ka thënë se për detaje tjera duhet të kontaktoni me Zyrën e Kryeprokurorit, Alekander Lumezi, por, askush prej tyre s’është përgjigjur. As Zëdhënësja Liridona Kozmaqi dhe as Zëdhënësi i Këshillit Prokurorial, Ekrem Lutfiu.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë konfirmuar se dy persona janë pranuar si pasojë e një aksidenti. Njëri prej tyre, sipas QKUK’së, është transferuar në Prishtinë.
“Ju konfirmojmë se dy persona pas aksidentit të sotëm janë transferuar në QKUK për ndihmë mjekësore. Pas ndihmës nga stafi kujdestar i Klinikës Emergjente dhe ekipeve tjera specialistike kujdestare nga klinikat tjera, njëri është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për ndihmë të mëtejme meqë ka disa lëndime ortopedike, përderisa tjetri në gjendje më të rënduar është transferuar për mjekim jashtë vendit”, ka konfirmuar Zyra për Informim e QKUK’së, për Gazetën Express.
Zyrtarë të Komunikacionit në Policinë e Kosovës kanë thënë se dyshimi i parë është se aksidenti ka ndodhur për shkak të përdorimit të alkoolit.
Ndërkohë, vetura, me të cilën ka ndodhur aksidenti, sipas burimeve, është e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka kushtuar mbi 50 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img