Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, ka realizuar një bastisje në ordinancën private “Vatan Med”, klinikë kjo e njohur për mbjelljen e flokëve.
Se janë duke u zhvilluar bastisje në dy lokacione, e ka konfimruar edhe zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.
“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, ka thënë Bytyqi-Sefa.
Aksioni, i cili ka filluar mëngjesin e sotëm, është duke vazhduar ende.