1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Alba e konfirmon pensionimin pas “Katar 2022”: Ky do të jetë Botërori im i fundit

Jordi Alba do të largohet nga Kombëtarja e Spanjës pas Botërorit të Katarit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i majtë i Barcelonës, i cili sot i mbush 33 vjet.

“Do të jetë Botërori im i fundit. Shpresoj të arrij në momentin më të favorshëm siç është ai aktual. Do t’i pres ftesat për t’u munduar ta fitoj Kupën e Botës”, deklaroi futbollisti spanjoll në një intervistë për “Television Espanola”.

Spanja ka qenë gjithmonë e fuqishme në dy dekadat e fundit dhe do të mundohet të vazhdojë të jetë e tillë, duke u munduar madje edhe të triumfojë në kompeticionin që do të mbahet në Katar në fund të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img