2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria po pret ende letër nga Beogradi për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka thënë se po presin ende letër nga Beogradi lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë. Derisa ajo nuk do të vijë, ajo thotë se përgjigja e Qeverisë së Kosovës do të mbetet e njëjtë.

Kusari tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se zgjedhjet serbe do të mund të organizoheshin edhe në Kosovë vetëm në bazë të Kushtetutës dhe vetëm pasi këtë ta ketë kërkuar zyrtarisht shteti serb.

“Zgjedhjet mund të organizohen në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës vetëm në bazë të një kërkese nga shteti serb për shtetin e Kosovës, kërkesë kjo e cila nuk ka ardhur”, tha ajo.

“Në nivel të organizimit apo administrimit të procesit zgjedhor, sipas kërkesës së një shteti tjetër, shteti merr vendim pasi ta pranojë atë kërkesë dhe janë organet e Republikës së Kosovës ato të cilat asistojnë në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve”, shtoi Kusari.

Prandaj, thotë ajo, përderisa një kërkesë e tillë nuk ka mbërritur ende në Qeverinë e Kosovës, “përgjigja mbetet e njëjtë”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një intervistëpër “KoSSev” të mërkurën e ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së marrëveshjes për mbledhjen e votave në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë më 3 prill.

“Beogradi ka pranuar ta përdorë zyrën ndërlidhëse për ta dërguar një kërkesë të tillë”, ka thënë Bislimi.

Në janar, Kosova nuk ka lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë për disa ndryshime në kushtetutën serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img