0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep informacionet e fundit nga aksidenti në Grabanicë, tre me lëndime më të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Grabanicë të Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit të ndodhur sonte, kanë mbetur të lënduar 16 persona.

Gashi ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 19:00, të përfshira kanë qenë katër vetura.

Tre prej të aksidentuarve, kanë marrë lëndime më të rënda.

“Po, tre nga 16 të aksidentuarit, kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë përcjell për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se nga informacionet e deritanishme që ka, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Është herët të themi, por deri tani, nga informacionet që kam, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka theksuar Gashi.

Sipas zëdhënësit të Policisë, asnjëri prej të aksidentuarve nuk është përcjell drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë që shumica e të aksidentuarve po trajtohen në QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img